Armata gjendet këtu në Gjevgjeli për t`i ndihmuar institucioneve tjera të Republikës së Maqedonisë, por edhe refugjatëve, theksoi ministri i mbrojtjes Zoran Jolevski duke treguar se është e nevojshme një përkrahje më e madhe nga faktori ndërkombëtar, transmeton zhurnal.mk
“ Me ndërtimin e kësaj qendre tranzistore i ndihmohet Gjevgjelisë dhe banorëve të saj për t`u ndjerë më të sigurt. Në këtë mënyrë i ndihmohet edhe refugjatëve që në mënyrë adekuate të regjistrohen dhe në mënyrë efikase të transistojnë nëpër Maqedoni drejt destinacioneve të tyre”, theksoi Jolevski i cili të shtunën vizitoi pozicionet e Armatës në kufirin jugor, transmeton zhurnal.mk
Ministri i mbrojtjes e vizitoi edhe qendrën transistore në të cilën po kryhet regjistrimi i refugjatëve të cilët futen në Maqedoni nga Greqia.
Jolevski tregoi edhe për nevojën për ndihmë më të madhe nga faktori ndërkombëtar dhe nga Evropa, duke pasur parasysh se kjo krizë e prek tërë kontinentin.