Ministri jordanez i Planifikimit dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Ibrahim Saif, ka thënë të mërkurën se vendi i tij ka nevojë për rreth 3 miliardë dollarë për të mbuluar shpenzimet e këtij viti për refugjatët sirianë.
Duke përfaqësuar vendin e tij, Saif mori pjesë në Konferencën e Donatorëve për Sirinë, e cila u mbajt të mërkurën në Kuvajt. Gjatë konferencës, OKB bëri të ditur se aktualisht nevojat e refugjatëve sirianë janë në rritje, dhe se tani këtij vendi i duhen 10 miliardë dollar për të ndihmuar sirianët e shpërngulur.
Një zyrtar i OKB-së ka thënë se Jordani merr vetëm 1.2 miliard dollarë nga OKB-ja, në këtë mënyrë mban një barrë të rëndë në përmbushjen e nevojave të refugjatëve në territorin e saj.
Saif përsëriti se kosto e arsimit dhe shërbimeve shëndetësore për refugjatët sirianë në vendin e tij janë në rritje.
OKB parashikon që deri në fund të vitit 2014 do të ketë më shumë se nëntë milionë refugjatë sirianë të zhvendosur brenda vendit dhe më shumë se katër milionë refugjatë të cilët kanë ikur në vendet fqinje./mesazhi/
You Might also Like
Përse është i rëndësishëm Nagorno Karabahu në luftën e gjerë mes Azerbajxhanit dhe Armenisë?
Kriza në Nagorno Karabah mund të jetë për shumë njerëz një konflikt i vogël në…
By
Redaksia
6 Min Read
Egjipt – Presidenca u bën thirrje protestuesve për dialog
Presidenca egjiptiane deklaroi të dielën se dialogu ishte e vetmja rrugëdalje nga kriza, ndërkohë që…
By
Redaksia
0 Min Read
Ministri egjiptian tha se do ta arrestonte edhe Pejgamberin
Ministri i Drejtësisë së Egjiptit ka ngjallur zemërim në rrjetet sociale pasi në një intervistë…
By
Redaksia
1 Min Read
Siri: Kryengritësit zënë rob guvernatorin e Rakas
Aktivistët thanë se kryengritësit sirianë kanë zënë rob guvernatorin e provincës veriore të Rakas (Raqqa)…
By
Redaksia
1 Min Read
SHBA-të pritet të marrin nën kontroll kufirin turko-sirian
Turqia dhe SHBA po shqyrtojnë mundësinë e krijimit të një zone të ndalim-fluturimit në kufirin…
By
Redaksia
1 Min Read
Egjipt: Puçistët mbyllin 4 kanalet televizive pro-islame, ndalojnë importin e kamerave
Gjykata në Egjipt urdhëroi ndërprerjen e punës së 4 kanaleve televizive, duke përfshirë edhe përfaqësinë…
By
Redaksia
1 Min Read
