Ju nxitni urrejtje, ne ju ftojmë me argumente
Përmes rrjeteve sociale kemi parë shumë çudi tek ne. Një ndër gjërat më të dhimbshme që kemi parë është edhe urrejtja fetare që ekziston tek disa njerëz. Urrejtje patologjike, kompleks i pashërueshëm se sa shumë iu pengon Islami dhe myslimanët. Po të kishin mundësi a thua vallë çfarë do të bënin ata? Duke qëndruar pas profileve të rreme, nuk përtojnë 24/7 që të fyejnë, përçmojnë, linçojnë, përqeshin myslimanët, duke përfshirë nga imamët e deri tek besimtarët e thjeshtë. Nuk mjaftojnë me përqeshje të besimit të tyre, por nxisin për dhunë dhe për shporrje nga atdheu i tyre, kinse ata janë mbrojtësit kryesor të këtij vatani, që është ngritur më shumë nga shehidllëku i shumë myslimanëve, që janë në përqindje të lartë në mesin e popullit shqiptar. Të jesh mysliman apo Islamist, nuk të bënë më pak patriot se sa të jesh katolikë apo ortodoks. Por duke ditur edhe një gjë shumë mirë, se për mbrojtjen e atdheut çfarë rëndësie i ka dhënë Islami. Kush flet mbi atë se myslimanët janë tradhtar të këtij kombi ai fillimisht ka nevojë për psikiatër e deri në stomatolog, se ai është i sëmurë, e pastaj ka injorancë të thellë, të rrënjosur tek ai. Është e ditur një gjë shumë mirë, se dogmat islamofobike kanë dështuar thellë ngase ata nuk i thërrasin arsyes dhe logjikës, por veprojnë me inate dhe teka personale. Ideja luftohet me ide, me dhunë e me shpatë nuk ndërrohet ideja dhe bindja. Ata kanë gjetur një metodë perfide për të shtruar kauzën e pararojës së kombit, duke marrë video e duke i shkurtuar, se kinse ja e gjetëm kriminelin i cili thërret për krime e vrasje, ndërsa ai ka trajtuar vetëm një çështje nga këndvështrimi fetare. “Ja ky hoxhë leshi”, “Terroristët e Arabisë ja çfarë flasin në Kosovë”, “Këta spiunët e Serbisë”, e plotë të tjerë tituj, plotë shpifje e urrejtje. Megjithëse ata ekzistojnë qe një kohë të gjatë, askush nga organet e rendit nuk merr masa kundrejt tyre, sikur ata veprojnë “shtet nveti”. Kjo mënyrë e gjykimit me standarde të dyfishta rrit frustrimin e besimtarëve, që së pari ndjehen të indinjuar nga kjo mënyrë e sjelljes së organeve të shtetit. Ne përmes këtij shkrimi, duam ti falënderojmë që videot që janë të ngarkuar në internet nga myslimanët, e ata po i marrin, në një mënyrë a tjetrën po ua rrisin shikimet videove me karakter fetar Islam. Me dëshirë apo pa dëshirë, ata po i bëjnë reklam Islamit, ndërsa po e shajnë përmes kanaleve dhe profileve të rreme dhe të fëmijëve. Zoti i botës, iu ka thirrur juve dhe neve: “Thuaju (o i dërguar): “O ithtarë të librit (Tevrat e Inxhil), ejani (të bashkohemi) te një fjalë që është e njëjtë (e drejtë) mes nesh dhe mes jush: Të mos adhurojmë, pos All-llahut, të mos ia bëjmë Atij asnjë send shok, të mos e konsiderojmë njëri – tjetrin zotër pos All-llahut”! E në qoftë se ata refuzojnë, ju thoni: “Dëshmoni pra, se ne jemi muslimanë (besuam një Zot)”! (3:64)