Ka nje dallim rrenjesor mes Perandorise Osmane dhe Jugosllavise sa i perket sundimit mbi territoret shqiptare.
Perandoria Osmane ishte shtet mesjaetar, ku pronar i atij shteti ishte Sulltani dhe nuk ishte ndonjë komb, sepse atëhere kur ajo kulminoi dhe mori nën kontroll territoret e banuara me shqiptarë nuk kishte as komb shqiptar as komb turk e as edhe çfarëdo kombi ne kete planet. Po flasim per kombe moderne, ndersa kombet antike kishte kohe qe ishin zhbere. Shteti i Sulltanit nuk kishte qellim shfarosjen apo dobesimin ekonomik te cfaredo bashkesie etnike brenda Perandorise. ai luftonte vetem ata qe ia trazonin pushtetin e Sulltanit, kushdo qofshin ata: shqiptare, turq, greke, armene, arabe, kurde pa kurrefare diskriminimi apo meshire, qofshin keta edhe vete vellezerit e motrat apo femijet e vet sullltanit.
Ndersa Jugosllavia ishte shtet modern, nje emer tjeter per Serbine e zgjeruar, pra shtet pronar i te cilit ishte kombi serb. Shteti serb (Jugosllavia) kishte per qellim qe territoret etnike shqiptare qe kishte nen kontroll, t’i pervetesonte t’i bente thjeshte territore etnike serbe, permes cdo metode te mundshme, perfshire shfarosjen apo edhe asimilimin ne rastin e shqiptareve ortodoks.Pra ky eshte nje dallim rrenjesor. Sulltani nuk tentoi qe territoret e banuara me shqiptare t’i kolonizonte me turq, sepse per te si shqiptaret si turqit si gjithe popujt tjere ishin njesoj, mjafton t’ia paguanin taksat. Po te donte Sulltani me i shfarose shqiptaret ai edhe e bente kete pune, sepse ne shekullin XVI nuk kishte as OKB as “Karte te tedrejtave te njeriut”, por ky nuk ishte qellim i asnjerit prej 34 sulltaneve te dinastise Osmane, kurse cdo regjim serb, sapo e shihte opurtune me e dobesu etnine shqiptare nuk hezitonte te perdorte cfaredo mjeti qe kishte mundesi. – Via Nexhmedin Spahiu