Kabineti i ri frances me tre ministra myslimanë

Nga 34 ministra në qeverinë e Hollande-s tre janë myslimanë. Ata janë Najat Vallaud-Belkacem, Yamina Benguigui dhe Kader Arif.

Najat Vallaud-Belkacem, me origjinë nga Maroku është ministre e të drejtave të grave. Ajo ka qenë këshilltare e afërt e Francois Hollande gjatë fushatës elektorale. Yamina Benguigui me origjinë algjeriane është ministre për çështjet e francezëve me banim jashtë shtetit, ndërsa Kader Arif me origjinë algjeriane është ministri i tretë mysliman në qeverinë franceze. Ai është një politikan francez dhe anëtar i Parlamentit Evropian për jug-perëndim të Francës./kmsh/kohaislame

Artikulli paraprakPolicia serbe maltreton djalin e Jonuz Musliut
Artikulli vijuesShqetësime mbi të drejtat e njeriut dhe tensionet ndëretnike