Kabul: Karzai në Iran, derisa Hagel po qëndron në Afganistan

Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, sot ka udhëtuar për në Iran, derisa sekretari amerikan i mbrojtjes, Chuck Hagel, gjendet në Afganistan për vizitë dyditëshe.

Mediat e Iranit raportuan se gjatë vizitës njëditëshe, Karzai do të takohet me zyrtarë të lartë iranianë, përfshirë edhe presidentin, Hassan Rohani.

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Chuck Hagel, dje arriti në Afganistan, për t’i vizutar trupat e Shteteve të Bashkuara, dhe për takime me zyrtarët afganë dhe ata të NATO-s.

Ka mospajtime në rritje ndërmjet Kabulit dhe Uashingtonit lidhur me Marrëveshjen Bilaterale për Siguri, me të cilën parashihet mbetja e disa forcave amerikane në Afganistan, pas vitit 2014.

Sekretari Hagel tha dje se ai nuk ka plan të takohet me Karzain, duke theksuar se tashmë Kabuli është i vetëdijshëm për pozicionin e Shteteve të Bashkuara lidhur me këtë marrëveshje.

Fillimisht, Karzai e kishte mbështetur marrëveshjen, por pastaj ka refuzuar ta nënshkruaj atë.

Zyrtarë të Iranit kanë thënë se kjo marrëveshje ndërmjet Afganistanit dhe Shteteve të Bashkuara do ta destabilizonte rajonin./rel

Artikulli paraprakFier: Gruaja lavire me të dashurin, ther 18 herë burrin
Artikulli vijuesTash e tutje në QKUK pacientët vlerësojnë me nota mjekët dhe infermieret