
Kreu i PDK-së Kadri Veseli ka vendosur t’i shkarkojë tre ministra të Qeverisë së tij duke e pastruar kështu qeverinë nga njerëzit e Hashim Thacit.
Ky veprim vjen pas zhvillimeve të fundjavës kur Veseli goditi Presidentin Hashim Thacin për shkak të “operacionit” të tij në Veri.Ende nuk dihet se cilët janë emrat e Ministrave që ka shkarkuar Veseli.
Aktualisht PDK udhëheq me Ministria e Financave në krye me Bedri Hamzën, Ministrinë e Inovacionit dhe Ndërrmarrësisë në krye me Besim Beqajn, Ministrinë e Drejtësisë në krye me Abelard Tahirin. Ministria e Shëndetësisë që e udhëheq Uran Ismajli, Ministrinë e Integrimeve Evropiane që e drejton Dhurata Hoxha dhe Ministrinë e Kulturës Kujtim Gashi.