Kadri Veseli:Të pabesët mund të flasin çdo gjë, duke shtuar se Drini ka qenë nën urdhrat e tij

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i është kundërpërgjigjur akuzave të djeshme të deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Drita Millaku, se Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli janë në dijeni në lidhje me vrasjen e Ekrem Rexhës – Komandant Drinit.

Ai në foltoren e Kuvendit, ka thënë se Komandant Drinin e ka njohur shumë mirë, për të gjithë ata që sipas tij nuk e dinë.

“Në vitin 1999 kam qëndruar – për disa natë – në maje të malit. Të pabesët mund të flasin çdo gjë, por asgjë nuk më ka bërë, duke shtuar se “ai ka qenë nën urdhrat e mi”.

“Ka qenë një luftëtar dinjitoz, është munduar më tërë kapacitetin e tij. Unë besoj se njerëzit e këqij e kanë manipuluar lirinë e vendit. Më keq se ai që ka mundur të bëjë diçka, është ai që shtinë dhe që nxitë”, ka shtuar Veseli./Telegrafi/

Artikulli paraprakDardan Molliqaj: Kadri Veseli ishte deklaruar se “njerëzit e UDB-së janë pasuri kombëtare”
Artikulli vijuesGati makina luksoze për Dritan Lelin, ia kalon Veliajt dhe Ahmetit