Kakavijë, ndalohen 60 klandestinë nga Siria, Eritrea dhe Sudani

Mbrëmjen e së dielës, në afërsi të kufirit, në vendin e quajtur fushat e fshatit Radat, nga shërbimet Operacionale të Kufirit dhe Patrulla e Kufirit të Gjelbër, është bërë bllokimi i 60 shtetasve nga Siria, Sudani dhe Eritrea, të cilët kanë hyrë në territorin shqiptar në mënyrë ilegale nga Greqia, me destinacion Malin e Zi e më pas një nga vendet e BE-së. 
 
Nga intervistimi paraprak rezultoi se, 44 shtetas janë nga Siria, 8 nga Sudani dhe 8 nga Eritrea. 
 
Midis të ndaluarve janë shtatë gra dhe dy fëmijë. 
 
Shtetasit u transportuan për në ambientet e Stacionit të Policisë Kufitare Kakavijë për t’u zbatuar procedurat nga Sektori i Migracionit.
Artikulli paraprakZbulohet Memoriali për të Pagjeturit
Artikulli vijuesNepal, numri i viktimave të tërmetit arrin rreth 3.600