Kalifornia u thotë "po" makinave pa pilot

Pas Nevadës, edhe Kalifornia ka nxjerrë ‘po-në e saj të parë për praninë nëpër rrugë të makinave pa shoferë, pasi është miratuar  ligji në Senat.

Sipas ligjit, që tashmë është bërë publik prej governatorit kalifornian, Jerry Broën, makinat mund të qarkullojnë nëpër rrugë, edhe pse, hë për hë me një shofer ‘me mish e kocka’ në bord.

Ndër kryesorët në projektet për makinat pa pilot është Google, makina e të cilit muajin e kaluar ka tejkaluar 580 mijë kilometra pa incidente.

ANSA/shekulli/kohaislame

Artikulli paraprakAndroid kryeson në Azinë Juglindore
Artikulli vijuesAutobusi i gjatë si treni