AVIONI QË ARRIN 6500 KM/H

Avioni i parë hipersonik do të zhvillojë testin e tij të parë mbi Oqeanin Paqësor, me synimin që të arrijë një shpejtësi gjashtë herë më të lartë se ajo e zërit.

Një mjet i tillë do të ishte në gjendje që të përshkronte distanca si Paris-Nju Jork në vetëm një orë, ndërsa destinacioni më i largët i planetit do të ishte i arritshëm brenda vetëm tre orëve.

Pritet që avioni hipersonik “WaveRider”, të jetë në gjendje që të arrijë shpejtësi deri 6 500 kilometra në orë, duke thyer çdo rekord për shpejtësinë e arritur në udhëtime brenda atmosferës. Të vetmet mjete fluturuese që kanë mundur të thyejnë këtë rekord, deri më sot kanë qenë raketat kozmike.

“WaveRider” është aktualisht një prej disa projekteve për krijimin e një aeroplani në gjendje që të arrijë shpejtësi më të mëdha se avionët e sotëm civile, të cilët nuk janë në gjendje të tejkalojnë shpejtësinë e zërit.

Ideja e avionit hipersonik është marrë nga paraardhësi i tij, avioni supersonik “Concorde”, i cili u tërhoq nga qarkullimi për arsye sigurie në vitin 2003.kohaislame

Artikulli paraprakEGJIPTI DËNON ME VDEKJE 4 PERSONA
Artikulli vijuesDell, Samsung dhe Lenovo konfirmohen si partnerët harduerikë të Windows RT