Android kryeson në Azinë Juglindore

Sot smartfonët janë duke u adoptuar mjaft shumë në tërë botën, ku shumë regjione të reja janë duke shënuar rritje përtej tregjeve relativisht të ngopura të Shteteve të Bashkuara dhe Evropës.

Sipas një studimi të fundit të lëshuar grupi ConsumerLab i Ericcson i raportuar më parë nga TechRepublic] tregon që në Azi, sistemi operativ Android i Google është duke e udhëhequr këtë trend.

Në një studim të shteteve të mëdha në Azinë Juglindore, Australi dhe Zelandë të Re, 31 për qind e smartfonëve përdornin Android.

iOS i Apple kishte rreth 19 për qind të tregut, ndërsa listën e ndiqnin BlackBerry, Symbian dhe Windows Phone.

Derisa shumica e shteteve në regjion janë duke përdorur Android, janë disa shtete që duket se janë duke e tjetërsuar trendin.

Njëri është Singapori, që ka 46 për qind të përdoruesve me iOS, që është përpara Androidit që ndodhet në vendin e dytë me 29 për qind – ndërsa Apple është poashtu duke kryesuar në Australi dhe Zelandë të Re. (PCWorld Albanian)/kohaislame

Artikulli paraprakINDIA DHE KINA DO TË FILLOJNË MANOVRAT E PËRBASHKËTA USHTARAKE
Artikulli vijuesKalifornia u thotë "po" makinave pa pilot