Bekim Haxhiu i njohur ndryshe edhe si “Kamishi” ka kryer faljen e namazit të Bajramit në xhaminë e Shipolit. Përmes një postimi në facebook, Kamishi ka uruar të gjithë besimtarët mysliman për festën e Kurban Bajramit duke ju dëshiruar shëndet, lumturi dhe begati në jetë.
Ja postimi i plotë i Kamishit:
Sot kisha kënaqësinë të fali namazin e Kurban Bajramit në xhaminë e Shipolit dhe të ndegjoj një ligjeratë të imamit të nderuar Fatmir Latifi.
Ai në ligjeratën e tij bëri apel për më shumë tolerancë dhe harmoni ndër fetare,si vlera të kulturës dhe edukatës tonë kombëtare,të trashëguara brezë pas brezi. Më bëri përshtypje njohja e mirë e historisë sonë nga ana e imamit Fatmir Latifi,i cili mori për shembull ilustrativ një rast të viti 1930 të At Gjergj Fishtës për të dëshmuar tolerancën dhe harmoninë tonë ndër fetare ndër shekuj.
Në këtë frymë të gjithë besimtarëve të dinit Islam ju uroj festën e Kurban Bajramit, duke ju dëshiruar shëndet, lumturi dhe begati.
Kjo festë e shënuar le të shërbejë për më shumë mirëkuptim, harmoni, tolerancë dhe solidaritet mes njerëzve.
ME FAT KURBAN BAJRAMI !