Kanada: një burrë vret tetë anëtarë të familjes dhe vetëvritet

Një burrë në qytetin kanadez të Edmontonit ka vrarë tetë anëtarë të familjes së tij, ku pas këtij akti i dha fund edhe jetës së tij, raporton Anadolu Agency (AA).

Në bazë të thirrjes policia në shtëpi gjeti trupat e tre grave, dy burrave dhe dy fëmijëve. Gjatë ditës, policia mori një telefonatë edhe për dy trupa nga të cilat njëri ishte në afërsi të rajonit të Fort Saskatchewan dhe të tjerët në restorantin vietnamez për të cilin dyshohet të jetë trupi i vetë vrasësit.

Shefi i Policisë në Edmonton, Rod Knecht në një deklaratë për media tha se tre rastet janë të lidhura dhe se personat e gjetur ishin në lidhje familjare. Knecht këtë rast e karakterizoi si “dhunë në familje me pasoja të vdekjes”, duke mos zbuluar identitetin e të vrarëve.

Knecht gjithashtu njoftoi se personi i dyshuar për vrasjen e tetë personave, bëri vetëvrasje 40 kilometra nga vendi i krimit në një restorant, dhe se fqinjët të dyshuarin e përshkruajnë si “i dëshpëruar dhe shumë emocional.” “Ky rast nuk ka të bëjë me banda ose organizata kriminale. Kjo është dhunë në familje me pasojë të vdekjes,” tha shefi i policisë Knecht.

Artikulli paraprakNë tragetin “Norman Atlantic” 13 të vdekur, 30 të zhdukur
Artikulli vijuesVendet e Ballkanit do të rrisin bashkëpunimin në fushat e sigurisë