Një pjesë e banorëve të Fort McMurray-it në Kanada janë kthyer në shtëpitë e tyre të cilat i braktisën për shkak të një zjarrit dhe që ende është jashtë kontrollit. Zjarri ka shkrumbuar deri më tani 582 mijë hektarë pyje dhe të mbjella.
Një pjesë e banorëve të Fort McMurray-it në Kanada janë kthyer në shtëpitë e tyre të cilat i braktisën për shkak të një zjarrit dhe që ende është jashtë kontrollit. Zjarri ka shkrumbuar deri më tani 582 mijë hektarë pyje dhe të mbjella, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga Qendra e Informacionit për Zjarret në Fort McMurray, thuhet se kushtet e sigurisë së vendosura nga Kryeministri i rajonit Alberta, Rachel Notley, janë zbatuar me sukses dhe se një pjesë e shtëpive të padëmtuar nga zjarri janë hapur për banorëët.
Nga ana tjetër zjarri i cili nisi më 1 maj është cilësuar si zjarri më i madh pyjor në historinë e vendit. Edhe pse kundër tij po punohet shumë zjarri ende nuk është marrë në kontroll. Sipas informacioneve të fundit nga Qendra e Zjarreve në këtë rajon, thuhet se 582 mijë hektarë janë djegur si rrjedhojë e këtij zjarri. Ndërkohë zjarri është aktiv në 13 pika të ndryshme.