Kanadaja në alarm pas uljeve drastike të temperaturave

02_10_HALFRONT_WINTER_DAY_JH Residents in Halifax dig out after between 20-30cm of snow blanketed the region on Monday night. (Jeff Harper/Metro)

Një valë i ftohti polar përfshiu Kanadanë dhe shira të acarta shkaktuan pengesa në transporte, aeroporte dhe në rrugë në lindje të vendit.

Një valë i ftohti polar përfshiu Kanadanë dhe shira të acarta shkaktuan pengesa në transporte, aeroporte dhe në rrugë në lindje të vendit.

Në lindje të Kanadasë, janë përjetuar ndërprerje të energjisë duke lënë pa energji afro 130 000 familje kurse 2 persona kanë mbetur të vdekur për shkak të helmimit nga përdorimi i gjeneratorit për tu ngrohur.

Shërbimi meteorologjik i Kanadasë njoftoi temperatura që shkonin më poshtë se -30°Celcius në Ontario, Manitoba apo Saskaçevan ku termometri tregoi -36°Celcius në Rexhina, kryeqendra e kësaj province. Por, temperaturat që u ndjenë atje ishin -48°Celcius.

Në Toronto, një në 10 fluturime është anuluar dhe ato të parashikuara kishin vonesa që arrinin në disa orë.

Qarkullimi në rrugë ka qenë i rënduar për shkak të aksidenteve të shumta dhe meteorologët kanë paralajmëruar për dhënien e alarmit për erëra që mund të arrijnë në 90 kilometra/orë.

Artikulli paraprakSerbia mban peng të diplomuarit në Kosovë
Artikulli vijuesShefi i ri i Pentagonit, Mattis garanton evropianët mbi NATO-n