Shefi i ri i Pentagonit, Mattis garanton evropianët mbi NATO-n

Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis garantoi të premten homologët e tij evropianë për angazhimin e SHBA-së në NATO, sipas Pentagonit

“Jim Mattis zhvilloi një bisedë telefonike me ministrat francez, gjerman dhe izraelit të Mbrojtjes”, njoftoi zëdhënësi i Pentagonit, Jeff Davis në një komunikatë të publikuar sot.

Ai garantoi ministren gjermane Ursula von der Leyen për angazhimin e qëndrueshëm të SHBA-së në aleancën e NATO-s.

Gjermania dhe Franca, vende themeluese të Bashkimit Evropian, kishin shprehur shqetësimet e tyre pas propozimeve të Donald Trump kundrejt NATO-s, të cilën e cilësoi si të vjetëruar dhe të elozheve për presidentin rus Vladimir Putin, që Parisi dhe Berlini e akuzojnë se po përpiqet të ndajë vendet perëndimore.

Presidenti Donald Trump pritet që të telefonojë nesër krerët francez, gjerman dhe rus.

Artikulli paraprakKanadaja në alarm pas uljeve drastike të temperaturave
Artikulli vijuesEkskluzive: Kapet personi i shumëkërkuar në Kosovë (Foto)