Kanadaja vendos sanksione të reja ndaj Rusisë

Kryeministri kanadez, Stephen Joseph Harper, në një deklaratë theksoi se sanksionet do të vijnë duke u shtuar deri sa të arrihet paqja, derisa forcat pushtuese të Rusisë të tërhiqen plotësisht nga territoret e Ukrainës.
 
Kanadaja shton sanksione të reja ekonomike të vendosura ndaj Rusisë.
 
Kryeministri kanadez, Stephen Joseph Harper, në një deklaratë theksoi se sanksionet do të vijnë duke u shtuar deri sa të arrihet paqja, derisa forcat pushtuese të Rusisë të tërhiqen plotësisht nga territoret e Ukrainës dhe se deri kur të arrihet integriteti territorial i Ukrainës. Harper i cili i ka bërë thirrje Presidentit rus, Valdimir Putin që të tërheqë menjëherë praninë e të gjitha forcave ushtarake në lindje të Ukrainës  ka pohuar se: “Putin duhet të ndërpresë ndihmat ushtarake ndaj kryengritësve dhe kjo duhet të jetë në përputhje me dispozitat e Marrëveshjes së Minskut.
 
Sipas një njoftimi nga zyra e Kryeministrisë në Kanada mësohet se janë ndaluar import-eksportet, investimet, transfertat financiare dhe të gjitha lëvizjet financiare për Krimenë.
 
Ndërsa kompanitë e përfshira në listën e sanksioneve të reja janë si vijon: “Grupi ‘Eurasian Youth Union’ i cili i përket separatistëve, kompania investuese Marshall Capital Fund, Grupi i motoçiklistëve ‘Night Wolves’, Kompania e mbrojtjes së hapësirës ajrore ‘JSC United Aircraft Corporation’, partneritete të industrisë së mbrojtjes JSC Sirius, JSC Tula Arms Plant, OAO JSC Chemcomposite, ‘OAO Wysokototschnye Kompletksi’, Organizatat e sektorit të energjisë ‘OJSC Gazprom’, ‘OJSC Gazprom Neft’, ‘Surgutneftegas Transneft’”
 
Gjithashtu për Aleksandr Dugin, Pavel Kanishchev dhe Andrey drejtuesit e grupit “Eurasian Youth Union”, në kuadër të sanksioneve të reja është vendosur ndalimi i udhëtimit dhe hyrjes në Kanada.
 
– Reklamat në televizionet kanadeze-
 
Ndërsa në anën tjetër kompania ruse Gazprom e cila ndodhet në listën e sanksioneve ekonomike të Kanadasë vazhdon publikimet e reklamave në televizionet kanadeze gjatë ndeshjeve të Kupës së Botës për Femra FIFA 2015 e mbajtur në Kanada. Kompania Gazprom e cila është edhe një ndër sponsorët kryesorë të Kupës së Botës për Femra FIFA 2015 në fushat e 6 qyteteve ku luhen ndeshjet dhe në televizionet kanadeze ku shfaqen ndeshjet live publikon reklamat e saj.kohaislame
Artikulli paraprakHolanda do të paguajë dëmshpërblim për 3 viktima të Sebrenicës
Artikulli vijuesSHBA-të heqin ndalesat ndaj Bahrejnit për ndihma në fushën e sigurisë