163 refugjatë sirian mbërritën në Toronto mbrëmjen e së enjtes. Në Aeroport u pritën nga kryeministri kanadez Justin Trudeau, që u dëshiroi mirëseardhje.
Të premten është lansuar edhe një video në YouTube ku shihet një kor me fëmijë duke kënduar të porsaardhurve, transmeton Klan Kosova.
Kanadezët zgjodhën që refugjatëve sirianë t’u këndohet kënga tradicionale “Tala’ al-Badru ‘Alayna’, që është një ndër këngët më të vjetra në islam. Kjo këngë këndohej nga ensarët (ndihmësit) e Profetit Muhamed, kur ai kërkoi strehim në qytetin e Medinës.
Ky veprim morri shumë komente pozitive nëpër rrjete sociale, e madje disa kanë shkruar se kjo gjë u ka bërë të qajnë.
Më poshtë mund ta shikoni videon nga filmi “The Message”, kur profeti Muhamed mbërrin në Medinë.