Kanceri në ezofag

Një studim i ri tregon se njerëzit më të rrezikuar janë ata që kanë marrë ndonjë gotë me pije alkoholike, mund të jenë në rrezik më të lartë për t’u prekur nga kanceri në ezofag. Shkencëtarët thonë se nevojiten studime të tjera e më të thella për të arritur në një përfundim të plotë, ndërkohë që kanceri në ezofag vazhdon të mbetet një prej kancereve me rritje të shpejtë në Shtetet e Bashkuara dhe në botë. Rastet e prekjes nga ky lloj kanceri shtohen çdo vit deri në 500 përqind.

Nga kanceri në ezofag preken kryesisht burrat dhe ky lloj kanceri është dy herë më vdekjeprurës sesa melanoma apo kanceri në lëkurë. Ekspertët thonë se kanceri i ezofagut shpesh duket i befasishëm. Në të shumtën e rasteve simptomat e tij shpesh shfaqen me shenja të zakonshme si kollë e vazhdueshme, dhimbje gryke, ose vështirësi në tretje, ndërsa shenja më shqetësuese është kur personi ka vështirësi të përtypë ushqimin. Ky lloj kanceri mund të trajtohet sukseshëm me operim e kimoterapi, nëse zbulohet në fazë të herëshme.

Në 50 përqind të rasteve kanceri në ezofag shkaktohet nga lëngjet acide në stomak, të cilat duke u ngjitur lart prekin pjesën e poshtme të ezofagut, ku në disa raste dëmtojnë qelizat ose i ndryshojnë ato. Këto qeliza të ndryshuara në disa raste shndërrohen në kanceroze. Në Shtetet e Bashkuara, çdo vit diagnostikohen 16 mijë raste të kancerit në ezofag dhe 14 mijë pacientë vdesin çdo vit nga kjo sëmundje./AL

Artikulli paraprakTrafiku rrugor dhe goditjet në zemër
Artikulli vijuesÇeku: Nuk largohem nga MFSK, iu bashkova një partie të madhe