Lavrov: Pezullimi i marrëveshjes për Sirinë, nga paqartësitë e qëndrimit të SHBA-ve

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka deklaruar se pezullimi i marrëveshjes me SHBA-të në lidhje me Sirinë ka ardhur si shkak i paqartësisë në qëndrimin e Washingtonit zyrtar, raporton AA.

Duke folur në konferencën e përbashkët për media pas takimit me homologun e tij nga Kamboxhia, Lavrov u shpreh se në qëndrimin dhe deklaratat e SHBA-ve në lidhje me Sirinë ka paqartësi, duke shtuar se shpresojnë për tejkalimin e kësaj gjendjeje e cila në mënyrë të drejtpërdrejtë ka ndikuar në zbatimin e marrëveshjes dypalëshe në lidhje me Sirinë.

Artikulli paraprakSHBA pezullon kontaktet bilaterale me Rusinë për Sirinë
Artikulli vijuesZvicra pranon për herë të parë refugjatë sirianë