KAPEN 2.4 MILIONË CIGARE KONTRABANDË NGA KOSOVA

Një bandë prej shtatë vetash ka kontrabanduar 2.4 milionë cigare nga Kosova në Gjermani, respektivisht në landin Bayern, ku është kapur nga policia doganore në kufi.

Banda e përbërë nga meshkuj dhe femra kishte fshehur cigaret në kulmet dhe sistemet e ajrosjes të autobusëve, ka njoftuar polica doganore të premten në Munchen, raporton agjencia DPA dhe transmeton Albinfo.

“Vendet ku janë fshehur cigaret janë fare të dukshme dhe secili doganier së pari i kontrollon ato. Ne në praktikën tonë kemi pasur deri më tash kontrabandistë shumë më të rafinuar se këta”, ka thënë një zëdhënës dogane.

Malli ishte i destinuar në radhë të parë për në Munchen dhe Nürnberg. Dëmi që do t`i shkaktohej sistemit të tatimeve të Gjermanisë në rast se ato cigare do të depërtonin në treg llogaritet në 300 mijë euro.

Doganierët kanë konfiskuar dy autobusët dhe një veturë që ishin përdorur për këtë transport.

Tre nga të dyshuarit policia i ka kapur në fillim të qershorit, me ç`rast kishte konfiskuar 700 shteka cigaresh. Ndërsa gjatë korrikut janë kapur katër pjesëtarët e tjerë, në mesin e të cilëve edhe bosi i dyshuar i bandës.

Ky i fundit, një 50 vjeçar, ishte dënuar dy vjet burg me kusht vitin e kaluar, po ashtu për kontrabandë me cigare. Dyshohet se ai ka organizuar kontrabandën e cigareve edhe gjatë kohës sa ka qenë në proces gjyqësor për dënimin e parë.kohaislame

Artikulli paraprakAnalfabetizmi, vështirë të zhduket në Kosovë
Artikulli vijuesKuçi: Daçiq e di se Kosova është shtet