Kapen me 40 kilogramë drogë dy gostivaras

Dy të rinj nga Gostivari janë kapur me rreth 40 kilogramë drogë nga policia e Strugës. Sipas njoftimit të policisë, bëhet fjalë për personat E.I. (26) nga fshati Llakavicë dhe B.R. (34) nga Gostivari, të cilëve, për shkak të dyshimit se kanë kryer vepër penale, “Tregti e palejuar, prodhim dhe lëshim në përdorim i drogave narkotike, supstancave psikotrope dhe prekursorëve”, u është shqiptuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditëve.
Dy të arrestuarit më datën 8 të këtij muaji, rreth orës 21.00, duke lëvizur me veturën e tyre “porche kaen” me targa të Gostivarit, drejtuar nga E.I.,gjatë një aksioni të SPB-së, ku kanë marrë pjesë edhe krim policia nga Ohri, në bashkëpunim me policinë e Strugës, të cilët kishin vendosur një punkt kontrolli në udhëkryqin ndërmjet fshatrave Frëngovë dhe Kalishtë, pasi kanë ndaluar veturën me targa të Gostivarit, kanë zbuluar një çantë me 20 paketime me plastmasë. Gjatë ushtrimit të kontrollit të veturës, edhe në bagazhin e veturës, është gjetur edhe një çantë tjetër me sasi të njëjtë droge. Pos drogës, sipas policisë, janë gjetur edhe telefona celularë dhe sasi e konsideruar e të hollave në valuta të ndryshme. Në konsultim me prokurorin publik, droga e zbuluar dhe mjetet tjera janë konfiskuar dhe janë dorëzuar për ekspertizë në Ministrinë e Punëve të Brendshme në Shkup, thuhet në komunikatën e SPB-së në Ohër.

 

Artikulli paraprakMbi 60 kosovarë kanë humbur jetën në vendet e punës
Artikulli vijuesSerbët “blejnë’ nuse në Shqipëri për 5 mijë e 500 euro