Maqedonia, Austria, Serbia dhe Hungaria së bashku në ballafaqimin me krizën migruese

Maqedonia, Austria, Serbia dhe Hungaria në Ohër sot do të nënshkruajnë një memorandum mirëkuptimi për të ndërmarrë masat e nevojshme për përballimin e presionit ekstrem të krizës migruese e cila i prek këto vende.

Nënshkrim i dokumentit do të bëhet nga ministrat e brendshëm të Maqedonisë, Austrisë dhe Serbisë, Mitko Çavkov, Johana Mikl-Laitner, Nebojsha Stefanoviq si dhe përfaqësuesja e Ministrisë së Brendshme të Hungarisë, Kristina Berta.

Ministrja austriake Mikl-Laitner para se të nisej për në Ohër njoftoi se do të propozojë rritje të bashkëpunimit në drejtim të reduktimit të valës së emigrantëve përmes Ballkanit.

Në takimin në Ohër do të shqyrtohen edhe masat për luftë të përbashkët kundër kontrabandës së njerëzve

Artikulli paraprakZaevi sot në vakt të xhumasë viziton tetovarët
Artikulli vijuesVMRO-ja po kontrollon gjithë Maqedoninë, Brukseli mbyll sytë?!