Kapet pas disa kohësh në kërkim një vajzë 25-vjeçare, e cila kërkohej nga policia, pasi ishte e dënuar.
Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 3, Tiranë, bënë të mundur kapjen e shtetases në kërkim Xhuljana Fahri Çami, 25 vjeç, banuese në Tiranë.
Sipas policisë, këtë shtetase, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 7 vjet burg, për veprën penale “Mashtrim” i kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 143/2 i Kodit Penal.