BRUKSEL (AA) – Në bisedimet e zhvilluara mes Bashkimit Evropian (BE) dhe Turqisë për forcimin e bashkëpunimit dhe zgjidhjen e krizës së refugjatëve, është përgatitur një propozim i ri që përfshin hapjen e një kapitulli të ri në procesin e anëtarësimit të Turqisë në BE, raporton Anadolu Agency (AA).
Presidenti i Këshillit të BE-së Donald Tusk, në kuadër të Samitit të BE-së në Bruksel pas një bisede me kryeministri turk Ahmet Davutoglu duke përgatitur një propozim të ri ia paraqiti për miratim liderëve të 28 vendeve anëtare të BE-së.
Sipas një infromacioni të marrë nga një zyrtar i BE-së mësohet se me qëllim ringjalljen e negociatave të anëtarësimit më 30 qershor gjatë përfundimit të presidencës holandeze do të jepet kapitulli 33 me titull “Dispozitat financiare dhe buxhetore”.
Në propozimin në kuadër të luftës me migrimet ilegale u përcaktua edhe data kur Turqia do të nisë të rimarrë refugjatët nga ishujt grekë. Bëhet fjalë për rikthimin në Turqi të refugjatëve të cilët kalojnë nga Turqia në ishujt grekë që pas 20 marsit. Rikthimet do të fillojnë pas procesit ligjor.
Sipas teksit do të përshpejtohet ndihma e 3 miliardë eurove që BE-ja do t’i japë për refugjatët në Turqi. Në kuadër të kësaj projektet ku do të shpenzohen paratë do të përcaktohen brenda një jave.