Karikaturisti i Charlie HEBDO: Nuk do të vizatoi më asnjë karikaturë të Profetit Muhammed (a.s.)

Karikaturisti kryesor i revistës satirike franceze Charlie HEBDO, Renald Luzier tha të mërkurën se ai nuk do të vizatoi më asnjë karikaturë të Profetit Muhammed (a.s.)
 
Karikaturisti, i njohur si Luz, i tha revistës franceze Les Inrockuptibles se ai nuk është më i interesuar për të vizatuar karikaturat të cilat e paraqesin profetin Muhammed. 
 
Unë nuk do të vizatoi më figurën e Muhammedit, tha Luz. Nuk më intereson mua më një gjë e tillë. Unë nuk do të kaloi jetën time duke vizatuar ato, shtoi ai.
 
Revista me një histori botimesh me pamje blasfemie të Profetit Muhammed bëri bujë në muajin janar 2015, kur një sulm vdekjeprurës që kishte në shënjestër selinë e saj në Paris, vrau 12 njerëz, duke përfshirë edhe redaktorin e saj dhe një numër të karikaturistëve.
Artikulli paraprakUjku eshte me i mire ne aritmetik se sa qeni!
Artikulli vijues"Deti i Llapit" me bukuri të rralla natyrore