Karrige me rrota për të paralizuarit e kontrolluar me gjuhë

Njerëzit e paralizuar nga qafa e poshtë janë të detyruar të përdorin karrige me rrota. Por një nga problemet më të mëdha për ta është kontrolli i lëvizjeve të saj.

Për të ardhur në ndihmë të kësaj kategorie të sëmurësh shkencëtarët në Institutin e Teknologjisë së Xhorxhas në Shtetet e Bashkuara kanë shpikur një sistem që lejon quadriplegjikët ta komandojnë karrigen me rrota duke përdorur gjuhën.

Pajisja e re është shumë e lehtë për t’u përdorur dhe krijon mundësi të shumta për personat e paralizuar.
Një magnet i vogël vendoset në gjuhën e pacientëve dhe çdo lëvizje e saj ndryshon fushën magnetike rreth kokës.

Sensorë të vendosur tek kufjet regjistrojnë lëvizjen dhe e transmetojnë atë në një telefon inteligjent, ku një program (app) i posaçëm i përkthehen ato në komanda për motorin e karriges.

Ndërsa pacienti lëviz gjuhën ngadalë, karrigia me rrota fillon të ecë ose ndryshon drejtim, thotë shpikësi i kësaj teknologjie, Maysam Ghovanloo.

“Gjuha jo vetëm që i përcjell informacion shqisor trurit, por ajo gjithashtu ka aftësi shumë të mira motorike. Prandaj, pse të mos përdorim gjuhën dhe si përcjellëse të informacionit jashtë trurit.”

Ghovanloo thotë se shpikja e tij është më e dobishme për personat e paralizuar sesa komandat zanore, sepse zëri i tyre mund të jetë shumë i dobët. Sistemet të tjera, që lejojnë kontrollin e lëvizjeve me anë të sinjaleve elektrike prej trurit, janë ende në zhvillim dhe kërkojnë përqendrim shumë të madh.

Profesor Ghovanloo thotë se pacientët e tij ishin në gjendje të zotëronin aftësitë për drejtimn e karriges me anë të gjuhës brenda disa orëve. Profesor Ghovanloo dhe ekipi i tij tashmë po punojnë për të kontrolluar pothuajse çdo gjë në mënyrë të ngjashme.

“Pajisja që mund të kontrollohet në këtë mënyrë mund të jetë karrigia me rrota, por mund të jetë dhe kompjuteri, ose televizori, sistemi i ajrit të kondicionuar, etj, pasi pjesa tjetër e teknologjisë tashmë ekziston.” ka deklaruar Profesor Ghovanloo. /albeu/kohaislame

Artikulli paraprakPërkëdheljet stimulojnë ngopjen dhe vetëkontrollin
Artikulli vijuesApple sjell iPhone-in me ekran 4.7 inç?!