Përkëdheljet stimulojnë ngopjen dhe vetëkontrollin

Një studim i Universitetit Ohio vlerëson se përkëdheljet e familjarëve ndikojnë në peshën trupore të fëmijës.

Dr. Sarah Anderson, në revistën shkencore “Archives of Pediatrics & Adolescent Medicine”, thekson se mungesa e përkëdheljeve tek i sapolinduri mund të transformohen në një tendencë për t’u shëndoshur.

Fëmijët 24 muajsh të cilët marrin shumë pak vëmendje nga ana e prindërve, kanë 30% mundësi më shumë për t’u bërë i trashë pas moshës 4 vjeçare.

Studiuesit vëzhguan se si reagonin fëmijët ndaj përkujdesjes dhe përqafimit të prindërve, nëse qanin apo qetësoheshin.

Nga reagimet e tyre u vu re se ata që qetësoheshin kishin një peshë trupore normale, në krahasim me ata që qanin, të cilët ishin më të shëndoshë dhe prireshin drejt trashjes.

Fëmijët që marrin përkëdhelje pafund, reagojnë në një formë tejet pozitive, pasi përkëdheljet dhe përkujdesja stimulojnë të njëjtën zonë të trurit që stimulon ngopjen ose vetëkontrollin.

Nga të dhënat e mbledhura te 6600 fëmijë të lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u bë një vlerësim i parë në moshën 2 vjeçare dhe një rivlerësim në moshën 4 vjeç e gjysmë.

Studiuesit i rekomandojnë prindërve në veçanti t’i përkëdhelin sa më shumë fëmijët e tyre pasi ka jo vetëm efekte pozitive psikologjike por edhe shëndetësore. /albeu/kohaislame

Artikulli paraprakSelimi me avokat amerikan, Lushtaku me izraelit
Artikulli vijuesKarrige me rrota për të paralizuarit e kontrolluar me gjuhë