Karrota, kumbulla dhe vaj të bajames për të qënë më të bukur

Vaji i bajameve, i përdorur gjerësisht në fushën e kozmetikës, ka të tjera veti të dobishme që jo kushdo mund ti dijë.

I pasur me vitamina të grupit B dhe minerale si kalciumi, fosofori, potasi, magnezi e hekuri, ai ndikon pozitivisht edhe në shëndet. Për shkak të efekteve të tij lubrifikuese, ai favorizon aktivitetin e zorrëve.

Është i pasur me proteina dhe kjo bën që të gjejë përdorim edhe në dietat vegjetariane.

Megjithatë, duhet pasur parasysh se përbërja në masën 50 % nga yndyrnat e kufizon përdorimin e tij për shkak të kalorazhit të lartë.

Në kozmetikë, vaji i bajames përdoret në kremërat hidratues.

Ai u jep shkëlqim e gjallëri flokëve dhe thonjve, por arsyeja kryesore për të cilën mijëra femra e kërkojnë nëpër farmaci është parandalimi i shenjave të zgjerimit të lëkurës (zmaljaturat) sidomos gjatë periudhës së shtatzënisë.


Karrota dhe kumbulla

Ian Stephen, njëri ndër kërkuesit shkencorë që kanë punuar në këtë projekt, shpreson se rezultatet e këtij studimi do të mund të nxisnin të rinjtë që të hanë më shumë pemë dhe perime

Njerëzit që hanë pemë dhe perime me ngjyra të ndezura dhe të theksuara, sikur që janë kumbullat dhe karotat, “janë më atraktivë”, thuhet në një studim të kërkuesve shkencorë nga Universiteti St. Andrews dhe Bristol.

Shkencëtarët nga këto universitete kanë analizuar lidhjen midis ngjyrës së lëkurës dhe atraktivitetit, me ç’rast kanë zbuluar se njerëzit me ten të verdhemtë konsiderohen si shumë të shëndetshëm dhe joshës.

Për këtë nuancë të verdhemtë të tenit, “fajin” e kanë pigmentet e verdhë: karotenoidet, të cilat gjenden në pemë dhe perime të caktuara.

Ian Stephen, njëri ndër kërkuesit shkencorë që kanë punuar në këtë projekt, shpreson se rezultatet e këtij studimi do të mund të nxisnin të rinjtë që të hanë më shumë pemë dhe perime, sidomos kur dihet se, për arritjen e këtij efekti, mjaftojnë dy muaj të konsumimit të marrjes së karotave.

“Në vend që të rinjve t’u themi të rinjve se, pas 40 vjetëve, me gjasë, nëse nuk hanë karota, do të kenë infarkt të zemrës, mund t’u themi se do të jenë më të bukur vetëm pas dy muajsh nëse hanë pemë dhe perime”, thotë Stephen. albeu

Artikulli paraprakMTI e komuna shkelin ligjin
Artikulli vijuesPse falem?!