Kastrati: FSK-ja ushtri e Kosovës, vitin e ardhshëm

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Kadri Kastrati tha për Radio Kosovën se FSK-ja ka përmbushur kapacitetet operacionale dhe se në pranverë pret deklaratën pozitive nga NATO-ja.

Ai tha se FSK-ja ka treguar përkushtim për të plotësuar të gjitha kriteret dhe detyrat që njëkohësisht janë edhe objektiva të vetë Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati foli për sinjale pozitive që po vijnë nga NATO-ja, ndërsa shprehu bindjen se FSK-ja është e gatshme që të marrë pjesë në misione paqeruajtëse humanitare.

Gjeneral Kastrati gjithashtu përmendi paradën e FSK-së që do të organizohet me rastin e pesë vjetorit të Pavarësisë së vendit. Ai i tha Radio Kosovës se FSK-ja për herë të parë në paradë do të paraqitet edhe me automjetet dhe armatimin që posedon.

Në paradën e organizuar me rastin e pesë vjetorit të pavarësisë së vendit FSK-ja do të parakalojë me 6 kuadrate, Policia e Kosovës me katër kuadrate si dhe Agjencia për emergjenca me një kuadrat.

Gjithashtu janë të ftuar pjesëmarrës nga ushtritë e rajonit që të jenë pjesë e paradës së pavarësisë së Kosovës.kohaislame

Artikulli paraprak10 persona humbën jetën si pasojë e një shpërthimi në Jemen
Artikulli vijuesDejuzi ( njeri i paturp)