Qyteti turk ndalon pirjen e alkoolit ne vendet publike

Qyteti turk Afion, i njohur për burimet e tij termike dhe maku, tani do të njihet edhe si qyteti i parë në Turqi që ka ndaluar alkoolin në vendet publike

Në qendër të këtij qyteti, i cili gjendet në perëndim të Turqisë, nuk lejohet shërbimi i alkoolit në terasat e kafeneve. Konsumi i pijeve alkoolike, gjithashtu është ndaluar edhe në parqe dhe në rrugë.
Eksperimenti ka treguar rezultate të mira në drejtim të reduktimit të dhunës dhe krimeve të tjera që lidhin me konsumin e alkoolit, si dhe me sigurinë e përgjithshme në qytet.
Qyteti i vjetër Afion qeveriste nga AKP, parti që gjendet edhe në pushtet.
Për ndalimin e alkoolit është duke kundërshtuar partia opozitare, Partia Popullore Republikane (CHP), të cilës nuk i pëlqen mënyra e ndryshimit të shoqërisë turke, duke theksuar se ky është një lloj “Islamizimi”, gjë të cilin ata e kundërshtojnë.
Megjithatë, në këtë qytet me një traditë të lashtë, ndalimi i alkoolit në vende publike nuk i ka habitur fare banorët.
– Konsumimi i alkoolit në praninë e familjes time do të më zemëronte pa masë, ata që pinë alkool nuk dinë si të sillen, ata hedhin shishe përreth duke shkaktuar rrëmujë të vërtetë – thotë një banor.
Por, për alkolikët që nuk mund të largohen nga ky ves i shëmtuar, autoritetet kanë lejuar shitjen në disa dyqane dhe një pijetore. /I.gjakova/kohaislame

Artikulli paraprakPresidenti Obama do të vizitojë Burma-n
Artikulli vijuesVllasi: Këta të VV-së as dej në zog të këmbës nuk më bien