10 persona humbën jetën si pasojë e një shpërthimi në Jemen

Një shpërthim buçiti so në një depo armësh në Jemen, 10 persona humbën jetën dhe disa të tjerë u plagosën, njoftojnë organet vendore të zbatimit të ligjit.

Incidenti ndodhi në perëndim të provincës së Hajjah. Viktima të shpërthimit, shkaqet e të cilit janë ende të panjohura, ishin civilë. Numri i viktimave po verifikohet.

Në Jemen nuk resht konfrontimi i armatosur mes grupeve lokale. Të mërkurën, Presidenti Abd-Rabbuh Mansur Hadi propozoi zhvillimin e një dialogu kombëtar më 18 mars për arritjen e pajtimit.

Artikulli paraprakJa emrat e kryesisë së PDK-së
Artikulli vijuesKastrati: FSK-ja ushtri e Kosovës, vitin e ardhshëm