Kastriot Islami: Rama zhgënjeu SHBA dhe Turqinë

Sipas deputetit demokrat Kastriot Islami “Rama fillimisht zhgenjeu Partnerin Strategjik, SHBA per ARMET KIMIKE duke i thene ne fillim PO dhe me vone JO…kurse per se dyti mesa duket ka zhgenjyer Partnerin tjeter Strategjik, Turqine per ceshtjen Gylen…”.
 
Islami shkruante në Facebook se: “Rama me siguri ka zhgenjyer edhe Partnerin Strategjik, TURQINE me ceshtjen e Investimeve te Gylen ne Shqiperi. Mesa kuptohet nga informacionet e medias, Rama i ka lene te kuptohet Erdoganit se eshte DAKORD me kerkesen e tij per largimin e “strukturave” te Gylenit nga Shqiperia dhe vetem nje dite pas largimit te tij ka nxjerre Ministren e Arsimit te artikuloje te KUNDERTEN…”.
 
Islami e përfundonte komentin duke thënëse “Ky eshte nje “mashtrues” edhe KOMBETAR edhe NDERKOMBETAR qe per interesa pushteti personal premton te pamunduren dhe pastaj nga frika apo presioni ben te kunderten…Imazhi i vendit po demtohet shume rende dhe nderkohe Partneret Strategjike po zhgenjehen…E gjithe kjo sjelljeje po demton vendin dhe qytetaret e Shqiperise…”
Artikulli paraprakJa kërkesat e protestës në Shkup!
Artikulli vijuesSasi alarmante e mbeturinave për kokë banori në Kosovë!