Katari dhuron 50 milion dollarë ndihmë për muslimanët rohingya

 
Katari ka dhuruar 50 milion dollarë për muslimanët rohingya të cilët kanë ikur nga Mianmari dhe Bangladeshi në Indonezi.
 
Agjencia e lajmeve QNA njofton se emiri i Katarit sheik Tamim bin Hamad Al-Thani u takua sot në pallatin e tij me shefin e diplomacisë indoneziane Rent Marsudi.
 
Tema kryesore e bisedimeve ishte situata aktuale e në Indonezi dhe Malajzi që ndërlidhet me refugjatët nga Bangladeshi dhe Mianmari, të cilët i takojnë pakicave muslimane rohingya. Muslimanët rohingya janë viktime të masakrave në vendet nga ku largohen.
 
Ministri i Jashtëm Indonezian Marsudi kërkoi nga emiri i Katarit ndihmë konkrete për kujdesin e këtyre njerëzve.
 
Menjëherë pas takimit, emiri Al- Thani miratoi një ndihmë prej 50 milion dollarëve për muslimanët rohingya në Indonezi.
 
Pakica muslimane rohingya jeton në fshatrat e varfra të rajonit Arakan. Ato janë viktima të sulmeve dhe persekutimit nga ana e forcave budiste.
 
(Islampress)
Artikulli paraprakErdoğan dhe Davutoğlu, në posterin më të madh në botë
Artikulli vijuesNjë gazetë ruse publikon foto të rrallë të Isa Boletinit