Katër mënyrat më të mira për të trajtuar shenjat e puçrrave

Shenjat e janë gjithmonë një shqetësim për shumë njerëz. Ato janë rezultat i një lëkure të lënduar ku indet fijezore zhvillohen mbi plagët ndërsa lëkura shëron vetveten. Shenjat gjithashtu mund të vijnë nga incidente si pickimet e insekteve, djegiet, aknet, prerjet kirurgjikale, vaksinimet, etj.

Nuk ka rëndësi sesi duken shenjat tuaja, ato mund t’ju ndryshojnë aparencën, duke ulur vetëbesimin tek ju. Mjaft i fshehët ato. Ka disa mënyra të cilat i minimizojnë, përmes disa trajtimeve të cilat mund t’i bëni në shtëpi:

1. Trajtimi me aloe vera. Hiqni shtresat e jashtme të gjethes, për të nxjerrë xhelin e aloe verës. Më pas, aplikojeni në shenjat tuaja. Masazhojeni xhelin në lëkurë me lëvizje të buta rrethore dhe lëreni për gjysmë ore. Bëjeni këtë dy herë në ditë. Aloe Vera gjithmonë është njohur për efektivitetin e saj në zhdukjen e shenjave për shkak të vetive ani-inflamatore dhe anti-bakteriale.

2. Trajtimi me vaj ulliri. Aplikoni vaj ulliri esktra të virgjër në zonën e prekur dhe masazhojeni me lëvizje rrethore. Lëreni për 30 minuta ose gjithë natën nëse dëshironi. Mos e lani me ujë; thjesht pastrojeni me një copë të pastër. Bëjeni sa më shpesh të jetë e mundur këtë trajtim për të marrë rezultatet e dëshiruara. Vaji i ullirit është i pasur me vitaminë E dhe e mban lëkurën të butë dhe të hidratuar.

3. Trajtimi me mjaltë. Zhdukni shenjat në fytyrë duke aplikuar mjaltë në to dhe duke e lënë gjithë natën. Lajeni fytyrën me ujë të ngrohtë në mëngjes. Bëjeni këtë çdo natë para se të shkoni të flini. Ju mund t’i shtoni sheqer të kristalizuar mjaltit dhe t’i bëni peeling zonës së me shenja për disa minuta. Lajeni më pas me ujë të ngrohtë dhe aplikoni krem hidratant. Bëjeni këtë dy herë në javë. Mjalti ju ndihmon të luftoni me efektivitet shenjat e sikletshme sepse largon qelizat e vdekura dhe stimulon rritjen e indeve të reja.

4. Trajtimi me uthull molle. Një tjetër medikament efektiv është uthulla e mollës. Zhysni një copë pambuku në uthull dhe aplikojeni tek shenjat. Lëreni për të paktën 10 minuta dhe më pas shpëlajeni me ujë. Më pas mund të aplikoni krem hidratant, por mos harroni të aplikoni çdo ditë uthull molle për të paktën dy javë.

 

 

 

Artikulli paraprakSallatë me pulë, qepë dhe ullinj
Artikulli vijuesJa pamjet e atentatit tek “Komuna e Parisit”