Tanket turke hynë në territorin e Sirisë

ANKARA (AA) – Në kuadër të operacionit “Mburoja e Eufratit”, të cilin Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) e filluan sot në mëngjes me qëllim të neutralizimit të elementeve terroriste të DAESH-it në veri të Sirisë, në territor të Sirisë kanë hyrë edhe tanket turke, raporton Anadolu Agency (AA).

Siç mëson gazetari i AA-së nga burime ushtarake, TSK sipas planit vazhdon aksionin me emrin e koduar “Mburoja e Eufratit” që sot herët në mëngjes filloi me qëllim të neutralizimit të elementeve terroriste të DAESH-it në veri të Sirisë.

Në kuadër të aksionit, njësitet turke të tankeve tashmë kanë hyrë në territorin e Sirisë. §§Forcat e Armatosura të Turqisë aksionin e filluan në ora katër të mëngjesit, sipas kohës lokale, ndërsa qëllimi është pastrimi i kufirit nga elementet terroriste dhe rritja e sigurisë në vijën kufitare.

Plani i aksionit është që njëkohësisht të mbështetet mbrojtja e tërësisë territoriale dhe sovraniteti i Sirisë fqinje në të cilën gjithnjë e më shumë territore kontrollojnë terroristët e DAESH-it.

Artikulli paraprakUshtria e Lirë Siriane po përparon pas hyrjes së tankeve turke në Siri
Artikulli vijuesZvicër – Socialdemokratët propozojnë zyrtarizimin e fesë islame