Katër pacientë të helmuar me metale të rënda

Muajt e fundit janë identifikuar katër pacientë të helmuar me metale të rënda, siç janë plumbi, zinku dhe hekuri.

Mjeket thonë se pacientët duhet paraqiten me kohë te mjeku, përndryshe shëndeti i tyre mund të rrezikohet nga sëmundje të ndryshme të cilat mund të jenë fatale për ta.

Lodhja, plogështia dhe imuniteti i ulët janë disa nga simptomat e helmit me metale të rënda. Dr Skender Bacaj, tha se pacientët më simptoma të tilla i kemi drejtuar për ekzaminim që qojnë në verifikim të diagnozës dhe kemi parë se vetëm në tre muajit e fundit kemi katër raste, ku në gjakun e tyre është konstatuar se ka gjurmë të metaleve të rënda.

Njëra nga pacientët e helmuar, shpjegon për gjendjen e saj shëndetësore.

“ Krejt e sëmurë jam diqysh, e njëfarë si plogështie e kamë. Mjekët po kujdesen mjaft po jam paqejf diçka, njëfarë mundimi e kam”, tha ajo.

Përderisa bëhet fjalë për gjurmë të metaleve të renda në gjak, pacientët me simptoma të tilla duhet të paraqiten sa më shpjet të mjeku, sepse trajtimi i menjëhershëm është i domosdoshëm për pacientët, tha Bacaj.

“Kjo na ka shty që ta analizojmë këtë problem prej nga edhe si të menaxhohet ky. Problem kryesor është ndotja e ambientit si nga automjetet po ashtu edhe nga fabrikat e ndryshme. Pacienti çka mundet me vërejt është se ai është i lodhur i plogësht dhe natyrisht është imuniteti i dobësuar”, tha ai.

Në rast se pacientët nuk paraqiten me kohë te mjeku pasojat janë të pa evitueshme, thotë dr Bacaj.

“Sëmundjet të cilat më vonë mund të lajmërohen janë: atë që thamë imuniteti i zvogëluar e që e pastaj imuniteti i zvogëluar mund të sjellë plotë sëmundje deri te ato kancerogjene”, tha Bacaj.

Pacientët të cilët janë të helmuar më metale të renda preferohet që të pinë nga një- deri në dy litra qumësht në ditë, tha dr. Bacaj.kohaislame

Artikulli paraprakFaik Konica: Këshillë një gazetari
Artikulli vijuesNë Prishtinë mbyllen 9 lokale dhe arrestohen 9 persona