Në Prishtinë mbyllen 9 lokale dhe arrestohen 9 persona

9 persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës në aksionin që ka vazhduar edhe mbrëmë në kryeqytet.

Policia njofton se më lagjet Dardania dhe Ulpiana ka kontrolluar 15 lokale, 9 prej të cilave janë mbyllur nga inspektorët.

“Në vazhdën e operacioneve të ndërmarra nga Drejtoria Rajonale e Policisë në kryeqytet janë konfiskuar 5 armë zjarri, 5 thika dhe dy boksa të hekurit, ndërsa ndaj 9 personave të arrestuar është iniciuar procedura penale, ka thënë zëdhënësi i PK-së, Baki Kelani.

Policia e Kosovës këtë aksion e ndërmori në kuadër të operacioneve të planifikuara këto ditë në goditje të krimit. Kelani ka shtuar se qëllimi i policisë me këto aksione është ngritja e nivelit të sigurisë për qytetarët e Prishtinës. kohaislame

Artikulli paraprakKatër pacientë të helmuar me metale të rënda
Artikulli vijuesMarrëdhëniet SHBA-Gjermani