Kazakistan, ujqërit mbahen në shtëpi si qen roje

0
189

“Nuk ka asnjë problem, asnjë në familje nuk ka frikë. Mjafton t’i japësh për të ngrënë. Sigurisht, ha më shumë se një qen…”.

Nurseit, një banor në jug-lindje të Kazakistanit, është shumë i qetë ndërsa flet për ujkun e tij, Kurtka, që e mban në oborrin e shtëpisë së tij prej tashmë tre vjetësh. Kafsha, thotë, është në gjendje të mirë, aq sa rrallë e mban të lidhur me zinxhir, madje shpesh e nxjerr shëtitje në rrugët e fshatit.

Në Kazakistan, një vend që është i mbipopulluar nga ujqërit me 85-90 mijë ekzemplarë, një këlysh mund të blihet për 500 dollarë. Por ekspertët paralajmërojnë, se mbajtja e një kafshe të tillë në shtëpi, përbën një rrezik të madh.

Një ekspert i ujqërve, i intervistuar nga televizioni kazak, paralajmëron se një ujk, është “si një bombë me sahat dhe nuk dihet se kur mund të shpërthejë”.

Two wolf cubs play with their parent at the Juraparc in Mont d’Orzeires near VallorbeEksperti, druhet se kjo gjë mund të shndërrohet në një modë, veçanërisht në shtresat e larta të popullsisë, me pasoja vdekjeje për njeriun.