KE ka investuar 1.1 miliard dollar tek startupet përgjatë 2015-tës

Komisioni Europian njoftoi se ka investuar afro 1.1 miliard dollar në ekosistemet e startupeve që nga muaji Janar. Kjo statistikë është pjesë e një programi amobicioz për të përshpejtuar adoptimin e teknologjisë në ekonomi në kontinentin e vjetër. Për Komisionin kjo është zgjidhja më e mirë për reduktimin e papunësisë tek të rinjtë. “Ky plan investimi do të ofrojë instrumentët e duhur financiar të cilët tregu nuk mundet dot,” tha Zv Presidenti i Komisioni Europian për çështjet e punësimit, zhvillimit, investimit dhe konkurrencës, Jyrki Katainen. Esencialisht i gjithë ky investim i komisionit Europian vë theksin tek diferencat e mëdha mes politikave ekonomike në SHBA dhe Europë. Në kontinentin e vjetër, qytetarët e saj besojnë në një rol të fuqishëm të qeverive të vendeve për zhvillimin e tregjeve. E kundërta ndodh në SHBA. Gjithashtu, investimet aktuale dhe ato të ardhshme të Komisioni Europian do ti japin zgjidhje një nga ankesave kryesore të sipërmarrësve. Ata thonë se thithja e investimeve në shërbim të talenteve në Europë është shumë më e vështirë se në SHBA. (CIO Albanian) – See more at: http://cio.al/komisioni-europian-ka-investuar-1-1-miliard-dollar-pergjate-2015-tes/#sthash.no7SlcLj.dpuf

Artikulli paraprakProtokolli diplomatik
Artikulli vijuesMicrosoft rikthen limitin prej 1TB në OneDrive për abonentët e Office 365