Solidarizohem totalisht me politikanët shqiptarë!

Enklid Pelari

Solidarizohem totalisht me politikanët shqiptarë, të cilëve iu rrudhos xhaketa me kollaren dhe iu bënë këpucët me baltë kur vizituan zonat e përmbytura. Po ashtu për mos të qenë patriarkal, solidarizohem edhe me zonjat deputete që iu prish grimi 200 eurosh dhe flokët e drejtuar me pjastër nga rruga me gropa, që të përmbyturit i kishin lënë pa shtruar me asfalt.

Pastaj nuk ka sesi mos ti shkojë një falenderim i veçantë të gjithë parlamentit shqiptar, i cili harxhoi kohë të artë dhe frymë vitale për tu marrë me një çështje kaq ”periferike” që ia prishi rendin e ditës dhe kalendarin e programuar për tu kacafytur me njëri-tjetrin.

Mos na i konsumoni politikanët me çështje që nuk i përkasin elitave. Fundja fare, ju nuk e keni njëherë këtë punë, por e bëtë zakon tashmë që çdo vit na i bezdisni politikanët me hallet e të përmbyturve. Doni edhe lek pa le!. -ep

Artikulli paraprakKek me mollë
Artikulli vijuesSallatë Skordhan