Frika për pozicione shtyn zgjedhjet në PDK?

Debatet e tensionuara, që kanë ndodhur ditët e fundit ndërmjet disa prej zyrtarëve të PDK-së, kanë bërë që mbajtja e Kuvendit zgjedhor të partisë sivjet, të vihet në pikëpyetje. Burime nga ky subjekt politik bëjnë të ditur se Kryesia e PDK-së mund t’i shtyjë zgjedhjet, sepse mbajtja e zgjedhjeve të brendshme në këto rrethana, mund të provokojë situatë të tensionuar brenda subjektit më të madh politik në vend.
Disa prej anëtarëve të Kryesisë, thotë një burim, kohëve të fundit janë bërë edhe më të zhurmshëm si pasojë e frikës se mund të humbasin pozicionet në parti. Si rrjedhojë ata po e mbështesin idenë e shtyrjes së zgjedhjeve brenda partisë, shkruan “Tribuna Shqiptare”.

Mirëpo, anëtari i Kryesisë së PDK-së, Adem Grabovci, shprehet i bindur se zgjedhjet në PDK do të mbahen këtë vit.

Sipas tij, shumë shpejt do të vendoset edhe për datën mbajtjes së Kuvendit zgjedhor të PDK-së. /Telegrafi/kohaislame

Artikulli paraprakBesimtarët myslimanë nisen për Haxh më 9 dhe 10 tetor
Artikulli vijuesTahiri: Gaboi Presidenca