KEK- u menjëherë nis reduktimet

Ulja e temperaturave edhe pse jo në nivel të lartë ka ndikuar menjëherë në Korpratën Energjetike të Kosovës e cila menjëherë ka filluar të aplikojë reduktimet e energjisë elektrike.

Në disa pjesë të Kosovës po aplikohen reduktime të ashpra në të cilat po zbatohet plani 3 orë rrymë dhe 3 orë terr.
Zëdhënësi i KEK-ut Viktor Buzhala për Indeksonline ka konfirmuar se reduktimet e tilla kanë filluar për shkak të uljes së temperaturave.

“Reduktimet kanë ndodhur për shkak të uljes së temperaturave por ka qenë edhe një rast kur dy blloqe kanë qenë në remont” ka thënë Buzhala.
Por Buzhala e ka mohuar mundësinë që i gjithë dimri të shkojë me reduktime të tilla.

Sipas Buzhalës KEK- u po punon që në funksion te jenë të gjitha blloqet e termocentralit dhe se dimri do të shkojë pa reduktime të tilla.kohaislame

Artikulli paraprakThaçi, ministrave: Përvishuni punës
Artikulli vijuesTurqia qëndron shumë përpara në rajon për rezervat e arit