Një organizatë muslimane në SHBA ka evakuuar selinë e saj e cila gjendet në Uashington, pasi mori një letër me mesazhe urrejtëse, në të cilën kishte pluhur të bardhë, qe dyshohej se ishte materie helmuese.
Dy punonjësit e Këshillit për Marrëdhëniet amerikano-islamike (CAIR) janë në karantinë, dhe fillimisht po mbahen në zyrë.
Një shënim lexohej “vdisi në menyre të dhimbshme, myslimanë,” tha avokati i grupit.
Testet fillestare treguan se pluhuri nuk është i rrezikshem, dhe karantina është hequr, por James Reevell nga BBC-ja, e cila gjendet në vendin e ngjarjes, thotë se zarfi eshte në FBI për inspektim të mëtejshëm.
Në ditët e fundit, presidenti Barack Obama ka paralajmëruar kundër sulmeve anti-myslimane në vazhdën e sulmeve vdekjeprurëse terroriste në San Bernardino te Kalifornise.
Udhëheqësit e CAIR kane thënë se kërcënimet nuk kanë qenë të rralla, dhe janë rritur që nga sulmet në Paris rreth një muaj më parë.
Organizata CAIR është një organizatë që sfidon stereotipet ndaj Islamit dhe myslimanëve.