Luftë hakerash në vigjilje të zgjedhjeve në SHBA

Zëdhënësi i Kremlinit deklaroi se Rusia do të marrë masa për garantimin e sigurisë kibernetike.

Dimitri Peskov duke reaguar ndaj disa lajmeve për ndërhyrjet amerikane në serverat rusë, deklaroi se Rusia është duke marrë masa të forta për tu bërë ballë sulmeve kibenretike nda shtete e tjera. Një ditë pasi Shtëpia e Bardhë deklaroi se i trembet një sulmi kibernetik ditën e zgjedhjeve, hakerat e Pentagonit ia kanë dalë të ndëryjnë në rrjetin e Kremlinit.

“Lufta” e hakerëve mes Rusisë dhe SHBA-së duket se ka arritur kulmin ndërsa na ndajnë vetëm 3 ditë nga zgjedhjet presidenciale. E sipas asaj që shkruan NBC është prekur edhe rrjeti elektrik dhe ai i telekomunikacionit në Rusi.

Ndërsa ekspertët amerikanë janë përgatitur për skenarin më të keq në rast të një sulmi të mundshëm kibernetik, nga ana tjetër edhe Rusia po merr masa për të mbrojtur informacionet e saj kibernetike.

Artikulli paraprakSylë Hoxha: e dyshimtë vdekja e Deharit
Artikulli vijuesCavusoglu: Nuk pranojmë leksione nga BE-ja