Ushtarët e Asadit vrasin 62 persona në Siri

Një total prej 62 personash u vranë në disa qytete të Sirisë gjatë operacioneve të organizuara nga forcat besnike të regjimit të Bashar al Asad.

Rrjeti sirian për të Drejtat e Njeriut (SNHR), një grup me bazë në Londër që gjurmon viktimat civile dhe disidentët, deklaroi se forcat e Assadit vranë 18 persona në periferi të kryeqytetit Damask, 9 në Aleppo, 8 në Homs, 7 në Hama dhe 7 në Latakia, 5 në Deir el-zor, 5 në Idlib, 2 në Rakkah, dhe 1 në el-Haseqqeh. Të gjitha këto vrasje u kryen gjatë operacioneve ajrore dhe tokësore.
Agjencia kombëtare siriane e lajmeve, SANA, njoftoi se forcat e regjimit kanë marrë zona strategjike që dikur i zotëronte opozita, dhe këto zona u morën në operacionet ofenzive në të gjithë vendin.
Sipas të dhënave nga Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, deri tani janë dokumentuar 82.000 viktima nga konflikti dyvjeçar, por që dyshohet që numri i tyre mund të jetë rreth 120.000.
/mszh/kohaislame

Artikulli paraprakThe Economist: Kelmendi ka lidhje me politikanët e Bosnjës dhe të Kosovës
Artikulli vijuesBanka Islamike: 60 milionë dollarë kredi për autostradën Mitrovicë-Prishtinë