Shtëpia Fokus Kërcënohet Muhamed Zekiri

Kërcënohet Muhamed Zekiri

Ish kryeredaktori i Alsat-M dhe gazetari i TV Shenja, Muhamed Zekrir në Facebook ka shkruar se kohëve të fundit janë rritur kërcënimet ndaj tij dhe familjarëve të tij, njofton Telegrafi.

Zekiri thotë se nuk i frikohet askujt, përveç të madhërishmit Allah. Më poshtë është postimi i plotë i Muhamet Zekirit:

Nga ajo qe ka caktuar Allahu nuk mund te ik askush.
I frigesohem vetem te madherishmit Allah dhe askujt tjeter.
Te nderuar miq dua publikishte ketu T’ju drejtohem dhe T’ua bej me dije se kercnimet ndaj meje dhe familjes time jane shtuar diteve te fundit. Qellimi eshte I qarte per te me shqetesuar dhe frigesur. Por ua bej me dije te gjithe atyre se nuk Ju frigohem e as shqetesohem.
Une do te vazhdoje te jem ai qe kam qene , po ai Muhamed qe me njihni. Une do te vazhdoje te ndaj me Ju qendrimet e mija publikishte mbi zhvillimet ne vend . Shume kujt mund ti mos I pelqejn por une nuk do te pushoj te flas dhe ta them ate qe mendoj. E di se partia shqiptare e ne pushtet BDI bashke me sahan-lepirsat e tyre jane te shqetesuar dhe kane humbur rrugen ne oborrin e tyre dhe e vetmja gje qe ju ka ngelur eshte kercnimi dhe frigesimi ndaj atyre qe nuk mendojn si ata.
Nuk ju frigohem o te mjer!!!
Nga kaderi I Allahut askush nuk mund te ik. Une njeher kam lindur dhe njeher do te vdes.
Deri ne frymen time te fundit do te luftoje te keqen dhe zullumqaret.
Me rrespekt I Juaju Muhamed Zeqiri

Artikulli paraprakBDI përshëndeti nismën e Todor Petrovit
Artikulli vijuesDurrës: E rrihte gruaja prej vitesh, burri merret në mbrojtje nga policia