Kërkohet kthimi i shërbimit ushtarak në Maqedoni

0
190

Në Maqedoni po shqyrtohet mundësia e rikthimit të shërbimit të obliguar ushtarak, edhe pse ky kusht është hequr para gjashtë viteve.

Sipas të përditshmes “Den”, Shtabi i përgjithshëm i Armatës së Maqedonisë ka kërkuar nga Ministria e Mbrojtjes rikthimin e shërbimit të obligueshëm ushtarak. Kjo siç thuhet kërkohet për shkak të sigurimit të kuadrit të nevojshëm dhe për zvogëlimin e mjeteve që po harxhohen në ushtri lidhur me ushtarët e paguar dhe shërbimet e tjera.

Heqja e shërbimit të detyrueshëm ushtarak ndodhi para gjashtë viteve, në kuadër të reformave për ofrimin e vendit në NATO, transmeton Ina.

Ky propozim i fundit po shqyrtohet me seriozitet në qarqet qeveritare, por edhe në Ministrinë e Mbrojtjes që udhëhiqet nga Fatmir Besimi.

Analisti ushtarak dhe ish-zyrtari i lartë i Armatës së Maqedonisë, Bllagoja Markovski ka deklaruar se me këtë vendim Maqedonia do të kthehej prapa, pasi që ushtrisë që janë pjesë e NATO-s po ecin drejt profesionalizimit të plotë dhe krijimit të një ushtrie moderne profesionale. /Telegrafi/kohaislame