Kërkohet ndihmë për gjetjen e 16-vjeçarit Albert Shala

Policia e Kosovës në Vushtrri njoftoi për humbjen e të riut Albert Shala nga fshati Dobërllukë i Vushtrrisë dhe ftoi qytetarët që, nëse e kanë parë, dëgjuar apo dinë ndonjë informacion lidhur me Albertin, të njoftojnë policinë.

Policia thotë se prindi i Albertit, Ferki Shala ka njoftuar policinë për këtë rast më 7 tetor dhe se nga hetimet që është duke i bërë njësia e hetimeve të stacionit policor në Vushtrri, së bashku me njësinë e hetimeve rajonale Mitrovicë, ende nuk ka ndonjë informacion për të.

“Albert Shala, 16-vjeçar, ditën kur ishte larguar nga shtëpia kishte të veshur një bluzë ngjyrë hiri, trajnerka sportive me ngjyrë të kaltër, dhe atlete ngjyrë të bardhë.kohaislame

Artikulli paraprakNUK KA KRIZË INSTITUCIONALE!
Artikulli vijuesNATO nuk zvogëlon trupat në Kosovë